Ardian Gjini: Kosova shet qymyr e blen energji 100 herë më shtrenjtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër politikat e Qeverisë në sektorin energjetik, duke e akuzuar atë për dështim në rritjen e prodhimit vendor të energjisë.  Gjini ka ngritur pikëpyetje nëse Kosova synon t’u afrohet standardeve të vendeve evropiane apo, siç është shprehur ai, të vendeve të “botës së tretë”. Ai ka rikthyer në vëmendje anulimin e projektit “Kosova C” dhe ndërprerjen e marrëveshjes me kompaninë ContourGlobal, duke pretenduar se AAK-ja ishte ndër subjektet që kishte reaguar më fuqishëm ndaj këtyre zhvillimeve. “Kjo qeveri ka gjetur arsyetime nga më bizaret për të mos prodhuar energji në Kosovë. Tani shesim qymyr e blejmë energji, madje 100 fish më shtrenjtë”, ka shkruar Gjini. Sipas tij, një politikë e tillë e ka rënduar situatën energjetike dhe ka krijuar një varësi më të madhe nga importi i energjisë elektrike. Gjini ka akuzuar Qeverinë edhe për politika të dëmshme dhe korrupsion, duke thënë se përgjegjësia për gjendjen aktuale nuk u takon qytetarëve, por mënyrës së qeverisjes. Në fund, kryetari i AAK-së ka paralajmëruar se situata, sipas tij, mund të përkeqësohet edhe më tej. “Po duket se ende asgjë nuk kemi parë. Ky është karakteri i qeverisjes që 6 vite. Dhe as nuk iu vjen turp!”, ka përfunduar Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kushtetuta nuk mund të respektohet vetëm kur i konvenon pushtetit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe …