Rrustem Mustafa kërkon koalicion VV-PDK: “Bashkë munden”

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka hedhur publikisht idenë e një koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në një kohë kur vendi po përballet me ngërç institucional. Përmes një reagimi, Mustafa, i njohur si Remi, ka kërkuar që politika të kalojë në veprime konkrete, duke e cilësuar PDK-në si “balancën më të mirë” për një koalicion që, sipas tij, do të kontribuonte në normalizimin e shtetit. “Koha për të lëvizur përpara është TANI”, ka shkruar Mustafa, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e shtetit dhe ruajtjen e vlerave të tij. Ai ka bërë thirrje për ndërtimin e së ardhmes përmes përgjegjësisë dhe rezultateve konkrete, ndërsa në fund ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për bashkëpunim politik: “VV – PDK bashkë munden.” Deklarata e Mustafës vjen në një periudhë të ngërçit politik në Kosovë, ku vazhdon të mbetet e pakonstituuar përbërja e re e Kuvendit dhe nuk është formuar Qeveria e re.

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani

Eman Rrahmani reagon pas rastit të Trainkos dhe paralajmëron pushtetin

Deputeti Eman Rrahmani, ka reaguar lidhur me rastin e Trainkos, pas raportimeve se ndërmarrja ka …