Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Përparim Rama: Gjykata i dha të drejtë Kryeqytetit, akuzon Vetëvendosjen për bllokada

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pengim të iniciativave të Komunës së Prishtinës, duke thënë se Gjykata edhe në rastin e fundit ka vendosur në favor të Kryeqytetit. Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale, tha se pothuajse çdo iniciativë e ndërmarrë nga komuna për zhvillimin e Prishtinës është përballur, sipas tij, me bllokada institucionale nga Vetëvendosje. “Pothuajse për çdo iniciativë që kemi ndërmarrë për zhvillimin e Kryeqytetit, kemi pas bllokada nga Vetëvendosje! Ja edhe një tentim prej tyre! Gjykata edhe këtë herë i dha të drejtë Kryeqytetit! Edhe një betejë institucionale e fituar!”, ka shkruar Rama. Ai ka vazhduar me akuza ndaj Vetëvendosjes, duke e cilësuar këtë subjekt si përgjegjës për, siç pretendon ai, linçim, fabrikim dhe denigrim të njerëzve. “Vetëvendosje, po e përsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi. Keni ardhur në pushtet tu linçu, fabriku e tu tentu me denigroni njerëz. Njëjtë keni me përfundu!”, ka deklaruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada angleze në Tiranë ka reaguar për protestën e militantëve të Sali Berishës dhe Ilir Metes para Bashkisë në Tiranë

Shumica e të lënduarve gjatë protestave në Tiranë janë pjesëtar të policisë

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Demo ka bërë të ditur se gjatë protestavw në …