Ali Ahmeti: UDB-ja kishte interesin kryesor për eliminimin e Jusuf, Kadri dhe Bardhosh Gërvallës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se UDB-ja jugosllave kishte interesin kryesor për vrasjen e veprimtarëve shqiptarë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, duke e lidhur eliminimin e tyre me përpjekjet për bashkimin e organizatave politike shqiptare. Ahmeti tha se vrasja e tre veprimtarëve ndodhi në një periudhë kur Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka po zhvillonin bisedime për bashkimin e organizatave. “Pikërisht në këto bisedime, në këto negociata për bashkim-shkrirje, ndodh edhe momenti tragjik, ku UDB-a e eliminon fizikisht Jusufin, Kadrin, Bardhoshin, që të mos arrihet bashkim-shkrirja e organizatave”. Ai e përshkroi atë periudhë si një nga më të vështirat për lëvizjen kombëtare, për shkak të debateve, ndarjeve dhe përplasjeve të brendshme. Sipas tij, nga këto përvoja u nxorën mësime që ndikuan në konsolidimin e mëtejshëm të lëvizjes. Duke folur për Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës, Ahmeti tha se 17 janari 1982, dita e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, konsiderohet si moment unifikues për këtë organizim. I pyetur nëse mund të ketë pasur persona të tjerë me interes për eliminimin e tre veprimtarëve, Ahmeti e përjashtoi këtë mundësi, duke thënë se, sipas tij, interesi kryesor dhe vendimtar ishte i UDB-së jugosllave. Ai gjithashtu hodhi poshtë teoritë konspirative që përfshijnë persona të afërt me Jusuf Gërvallën, duke mbrojtur veçanërisht Saimie Jusufi. Ahmeti tha se ajo kishte qenë e përkushtuar ndaj organizimit dhe e cilësoi si “patriote revolucionare”.(RTVDukagjini).

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani

Eman Rrahmani reagon pas rastit të Trainkos dhe paralajmëron pushtetin

Deputeti Eman Rrahmani, ka reaguar lidhur me rastin e Trainkos, pas raportimeve se ndërmarrja ka …