Fatmir Sheholli: Kam shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në periudhën e pasluftës

Prokuroria Speciale: Fatmir Sheholli dyshohet për spiunazh dhe shantazh

Fatmir Sheholli dyshohet për spiunazh dhe shantazh, bazuar në një dosje rreth 80-faqëshe të Prokurorisë Speciale. Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ka vepruar nën udhëzimet e zyrtarit të BIA-s serbe, Bojan Dimiq. Prokuroria pretendon se në shtator 2025 ai ka pranuar 5 mijë euro dhe materiale audio e transkripte që synonin komprometimin e zyrtarëve të Kosovës. Sipas dosjes, materialet më pas ia ka dorëzuar gazetarit Milaim Zeka, së bashku me 1 mijë euro dhe udhëzime për publikimin e tyre. Prokuroria pretendon se veprimet e tij kanë mundësuar ndërhyrjen e një shërbimi të huaj informativ në procesin zgjedhor në Kosovë. Sheholli dyshohet gjithashtu se ka shantazhuar biznesmenin Arben Jetullahu, duke i kërkuar më shumë se 13 mijë euro. Sipas aktakuzës, ai e ka kërcënuar biznesmenin me publikimin e videove dhe informacioneve që do t’i dëmtonin reputacionin. Prokuroria pretendon se këto veprime kanë vazhduar nga viti 2022 deri në dhjetor të vitit 2025. Pretendimet e mësipërme janë pjesë e aktakuzës dhe nuk përbëjnë vendim përfundimtar gjyqësor. / Paparaci/

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: UDB-ja kishte interesin kryesor për eliminimin e Jusuf, Kadri dhe Bardhosh Gërvallës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se UDB-ja jugosllave kishte interesin kryesor për vrasjen …