Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka kujtuar me nderim dhe krenari 28-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ismet Jashari – Kumanova, Habib Zogaj – Arbëri, Nuhi Mazrreku, Afrim Buçaj dhe Gani Kastrati.
“Sot kujtojmë me nderim e krenari 28-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit. Ata ranë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, duke lënë pas një emër dhe një vepër që nuk do të harrohen kurrë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
Ai ka përfunduar mesazhin e tij me një homazh për dëshmorët, duke u shprehur: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve! I paharruar kujtimi dhe i përjetshëm nderimi për veprën e tyre.”
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
