Mes qindra ferizajasve, në sheshin e kryetrimit, komandantit legjendar Adem Jashari, në Ferizajn e kryengritjeve, rezistencës kombëtare e betejave shekullore për triumfin e lirisë, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtuesit e platformës “Liria ka emër” nisën mbrëmë numërimin mbrapsht të ditëve dhe orëve të kthimit në Kosovë të kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, etërve themeltar të lirisë, Pavarësisë e Republikës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Kosova pret liderët e saj, Ferizaj pret çlirimtarët lavdiplotë, bashkë më 16 Shtator festojmë triumfin e drejtësisë, ngadhnjimin e së vërtetës, për lirinë e Kosovës, për luftën tonë çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e ikonat e saj, emblemat e lavdisë që do të triumfojnë si në luftë edhe tash në paqe, më 16 Shtator në Hagë, ka shkruar kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.