Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka pritur në zyrën e tij bashkëluftëtarët dhe veteranët e UÇK-së, Agim Pllashnikun, Refik Cakollin dhe Vehbi Bekën.
Prita sot me respekt e mirënjohje bashkëluftëtarët dhe veteranët e UÇK-së, Agim Pllashnikun, Refik Cakollin dhe Vehbi Bekën, të cilët në vazhdimësi, përmes aktiviteteve të ndryshme, kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bashkëluftëtarët tanë do të jenë edhe në Hagë për ta pritur aktgjykimin për krerët e UÇK-së, me besimin se drejtësia dhe e vërteta më në fund do të triumfojnë.
Respekt për sakrificën, qëndresën dhe punën e tyre të vazhdueshme në mbrojtje të vlerave të UÇK-së, thuhet në postimin ekryetarit të Skenderajt, z. Sami Lushtaku.