Përfundoi me sukses “Buxhetimi me Pjesëmarrje”

Drejtori i Financave, në komunën e Rahovecit, Afrim Limani, së bashku me grupin punues për buxhet, përfunduan me sukses procesin e “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, i cili u zhvillua në ambientet e OJQ SHL “Kosova.

Në kuadër të këtij procesi, qytetarët patën mundësi të votojnë për projektet e propozuara në takimin e mbajtur një javë më herët, në takimin e parë, më 20 gusht 2026.

Sot përfundoi edhe takimi i dytë dhe projekti fitues ishte propozimi për “Kabinet për profilin e informatikës” në Institucionin Arsimor të Aftësimit Profesional (IAAP) “Selajdin Mullabazi-Mici”, i cili mori 34 vota, nga gjithsej 53 pjesëmarrës në votim.

Ky proces dëshmon rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrjen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama: Çështjes së Pastrimit po i japim zgjidhje përfundimisht

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama bashkë me nënkryetaren e komunës, Besianë Musmurati …