Smajl Latifi: 27 vjet pas luftës, ende kërkojmë përgjigje – Ku janë të zhdukurit me dhunë?

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 30 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, duke ngritur zërin për fatin e 64 bashkëqytetarëve nga Krusha e Madhe që ende nuk janë gjetur. Latifi ka thënë se në Krushë të Madhe janë ndezur flakadanë në kujtim të viktimave dhe të gjithë personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, përfshirë profesorin Ukshin Hoti. Ai ka theksuar se nga mbi 1 mijë e 500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës, 103 janë nga Komuna e Rahovecit. “Ku janë të zhdukurit me dhunë?”, është thirrja që Latifi e ka përsëritur edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës, duke kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë për familjet që ende presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre. “Ne nuk i harrojmë!”, ka shkruar Latifi, duke e lidhur përkujtimin me kërkesën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe vendosjen e drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria zgjeron diplomacinë digjitale: Shërbimet konsullore drejt një pranie virtuale pa kufij

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë po përgatitet të zgjerojë shërbimet konsullore …