Shqipëria zgjeron diplomacinë digjitale: Shërbimet konsullore drejt një pranie virtuale pa kufij

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë po përgatitet të zgjerojë shërbimet konsullore përmes teknologjisë, duke synuar që qytetarët shqiptarë, veçanërisht ata që jetojnë në shtete ku Shqipëria nuk ka përfaqësi diplomatike, të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në informacion dhe shërbime. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur se institucioni që drejton po punon për krijimin e një Pranie Diplomatike Virtuale, e cila do të shërbejë si një pikë e përbashkët digjitale për ofrimin e shërbimeve dhe orientimin e qytetarëve. Sipas tij, kjo nismë synon të ndryshojë qasjen tradicionale të administratës, duke e afruar shtetin me qytetarin dhe duke reduktuar nevojën për paraqitje fizike në përfaqësitë diplomatike. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha ka vlerësuar transformimin e shërbimeve konsullore si një proces të rëndësishëm, jo vetëm për shkak të digjitalizimit, por edhe për rritjen e cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit. Ai ka bërë të ditur se gjatë viteve 2017–2026 janë administruar gjithsej 1 milion e 378 mijë shërbime konsullore, ndërsa nga viti 2019 deri në qershor të vitit 2026 janë administruar rreth 4 milionë e 300 mijë legalizime. Po ashtu, që nga viti 2021 janë regjistruar më shumë se 203 mijë aplikime për e-Visa.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Graiqevci

Fatmir Grejqevci: Të zhdukurit e luftës duhet të quhen persona të rrëmbyer

Sociologu Fatmir Grejqevci ka reaguar lidhur me mënyrën se si emërtohen personat që u morën …