Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Përparim Rama: “Boll mo!” – Thirrje për protestën e 1 shtatorit kundër bllokimit të komunave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit dhe të gjithë Kosovës t’i bashkohen protestës së kryetarëve të komunave, e cila do të mbahet më 1 shtator në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu”, kundër asaj që ai e cilëson si bllokim të komunave dhe ndëshkim të qytetarëve për shkak të bindjeve politike. Rama ka akuzuar Qeverinë Kurti se po pengon financimin dhe investimet në komuna, duke pretenduar se mjetet e mbledhura nga qytetarët përmes taksave duhet të kthehen në shërbime dhe investime konkrete, përfshirë shkollat, çerdhet, rrugët dhe shëndetësinë. “Boll mo! Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”, ka shkruar Rama, duke e cilësuar centralizimin e pushtetit dhe bllokimin e mjeteve komunale si rrezik për demokracinë dhe zhvillimin e vendit. Ai ka deklaruar se Prishtina dhe komunat e tjera nuk do të lejojnë, sipas tij, që interesat politike të pengojnë zhvillimin lokal, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 1 shtatorit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Graiqevci

Fatmir Grejqevci: Të zhdukurit e luftës duhet të quhen persona të rrëmbyer

Sociologu Fatmir Grejqevci ka reaguar lidhur me mënyrën se si emërtohen personat që u morën …