AKB: Pesë shtete zotërojnë 61.6% të rezervave botërore të naftës

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka publikuar një studim për shpërndarjen e rezervave botërore të naftës, duke theksuar se Venezuela, Arabia Saudite, Irani, Kanadaja dhe Iraku zotërojnë së bashku rreth 61.6 për qind të rezervave të provuara, ose rreth 1.087 trilion fuçi. AKB thekson se posedimi i naftës nuk garanton vetvetiu fuqi ekonomike, pasi vlera më e madhe krijohet përmes rafinimit, teknologjisë dhe industrisë petrokimike. Ndërkaq, Kosova, e cila varet pothuajse tërësisht nga importi i derivateve, mbetet e ekspozuar ndaj luhatjeve të çmimeve dhe krizave ndërkombëtare. Për këtë arsye, AKB kërkon rritjen e rezervave strategjike të derivateve, diversifikimin e furnizimit, investime në infrastrukturën energjetike dhe zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme. Sipas kryetarit Agim Shahini, siguria energjetike duhet të trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare dhe e mbrojtjes së qytetarëve e bizneseve nga krizat e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë: Mos e ngatërroni durimin tonë me frikë

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin simbolik para …