Dorëzohet planifikimi buxhetor i Komunës së Ferizajt për periudhën 2027–2029 K

Në përputhje me afatet ligjore dhe procedurat e përcaktuara, sot drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, i dorëzoi Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, planifikimin buxhetor të Komunës së Ferizajt për periudhën 2027–2029.

Buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2027 kap shumën prej 56,102,329 euro.

Buxheti paraqet planifikimin financiar të Komunës dhe është një nga dokumentet më të rëndësishme për realizimin e politikave publike, projekteve dhe prioriteteve zhvillimore të Komunës së Ferizajt.

Gjatë muajit shtator, planifikimi buxhetor do të shqyrtohet dhe do t’u prezantohet anëtarëve të Kuvendit të Komunës për diskutim dhe miratim, në përputhje me procedurat dhe afatet ligjore në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Skenderaj, u zhvillua aktiviteti për të nisur së bashku numërimin e pritjes drejt 16 shtatorit

Në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, u zhvillua aktiviteti “Ora e Pritjes” që është një …