Avdullah Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kundërshtuar kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, duke thënë se qëndrimi i tij nuk lidhet me arsye personale, por me parime politike dhe institucionale. Hoti ka vlerësuar se presidenti duhet të jetë figurë unifikuese dhe të jetë në gjendje të ndërtojë konsensus përtej interesave partiake, ndërsa sipas tij, kandidatura e Sejdiut nuk e përmbush këtë kriter dhe nuk pasqyron interesat politike e parimore të LDK-së dhe elektoratit të saj. Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si është arritur marrëveshja për kandidaturën, duke pretenduar se LDK-ja ka penguar alternativa të tjera politike për t’i hapur rrugë një kandidature që, sipas tij, mbetet politike. Hoti ka kërkuar nga LDK-ja një qëndrim të pavarur dhe të përgjegjshëm, duke theksuar se partia nuk duhet të mbështesë një kandidat vetëm për shkak të një marrëveshjeje politike. “Kjo nuk është çështje individësh. Është çështje e parimeve, identitetit politik dhe përgjegjësisë që kemi ndaj votuesve tanë”, ka deklaruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

LVV dhe LDK dakordohen për Bekim Sejdiun si kandidat për president

Pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe negociatash politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e …