Afrohet data kur pritet të përfundojë në shkallë të parë procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë. Për shpalljen e aktgjykimit kanë mbetur edhe 13 ditë. Veterani i luftës, Nasim Haradinaj, beson se përfundimi i procesit do të pasohet nga kthimi i tyre në Kosovë. Në një intervistë në Klan Kosova, Haradinaj tha se afrimi i ditës së vendimit ia ka forcuar bindjen se ish-krerët e UÇK-së së shpejti mund të jenë në Kosovë. Ai e ka paraqitur këtë proces si një çështje që, sipas tij, shkon përtej figurave individuale dhe përkatësive politike, duke e lidhur atë me periudhën e luftës dhe zhvillimet që kanë përcaktuar historinë e Kosovës. “Unë mendoj se i ka ardhur fundi, sepse çdo gjë e ka një fund. Dhe dita-ditës që këto ditë zvogëlohen, unë për ditë e më tepër jam i bindur që ata do t’i kemi këtu”, deklaroi Haradinaj për Klan Kosovën.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
