Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka caktuar 9 shtatorin, në orën 11:00, si datën për vazhdimin e seancës. Vendimi vjen pas marrëveshjes së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilën Dehari e ka vlerësuar si zhvillim pozitiv. Megjithatë, ai ka thënë se ende nuk është e qartë nëse janë siguruar votat e nevojshme të deputetëve për përfundimin e procesit të konstituimit të institucioneve. Dehari u ka bërë thirrje deputetëve që deri në seancën e radhës të tregojnë përgjegjësi dhe të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese. Ai ka paralajmëruar se Kosova nuk mund të përballojë zvarritje të reja, një krizë tjetër institucionale apo një proces të ri zgjedhor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
