Me kënaqësi prita në Rahovec z. Antonio Pomillo, kryetar i Bashkisë së Vakaricit (Vaccarizzo Albanese), së bashku me bashkëpunëtorët e tij, si dhe z. Fatmir Toçin, pronar i shtëpisë botuese “Toena”.
Së bashku ngremë dolli me verën e rakinë e Rahovecit, me produktet që mbajnë aromën e tokës sonë dhe krenarinë e njerëzve tanë.
Rrënjët tona janë të përbashkëta, gjuha dhe tradita na bashkojnë, ndërsa miqësia jonë forcohet nga takime të tilla.
Është një nder i veçantë për ne që në këtë edicionin të festivalit, z. Antonio Pomillo, është Ambasador i HardhFest 2026.
Mirë se erdhët në Rahovec, vëllezër arbëreshë, ka shkruar në Facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
