Kudo në Kosovë vazhdojnë aktivitetet tematike e përkujtimore të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sadik Halitjaha: PROKURORIA SPECIALE E KOSOVËS DHE AKTAKUZA KUNDËR MASAKRËS SË JASHARAJVE!

  1. A kemi Prokurori Speciale profesionale?
  2. Si po cilësohet kjo ngjarje?
  3. Pse masakër kundër civilëve?
  4. Pse jo çfarosje, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid?
  5. Pse pikërisht tash, në këtë kohë, dhe pse bash këtu te Jasharajt!
  6. A ka edhe shumë ngjarje tjera në Kosovë dhe masakra civile?
  7. Sa është profesionale kjo Prokurori në fushën ushtarake e të luftës, kur dihet se nuk kanë asnjë Prokuror të kësaj fushe!
  8. Sa është e mundur të ruhen dy dimensionet paralele të gjenocidit serb dhe rezistencës heroike të Komandantit legjendar me bashkëluftëtarë dhe me familjen!
  9. A ka qëllim që lavdia luftarake e EPOPESË SË UÇK-së të ulet dhe të mohohet?!
  10. Nëse u emërtua masakër kundër civilëve, ku mbetet rezistenca, mbrojtja dhe sakrifica për liri e Atdhe!
  11. Jemi në kohën e goditjeve të jashtme të UÇK-së, e pse bash tani të goditet UÇK-ja dhe vlera sublime e saj, EPOPEJA E UÇK-së, nga brenda?!
  12. Dihet se ka me qindra tjera Masakra në Kosovë, cilët hapa ka marrë kjo Prokurori deri tani, sa janë zbardhur masakrat dhe gjenocidi mbi Shqiptarët!
  13. Cili do të jetë epilogu i kësaj Prokurorie dhe i një gjykimi në bazë të një akuze si masakër civile!
  14. A mund të pritet të mohohet tërësisht EPOPEJA e UÇK-së?
  15. Dhe sa janë të mundshme vendimet e Gjykatës të zbatohen mbi të akuzuarit-të dënuarit e mundshëm?!
  16. A do të ishte më mirë ta kishte këtë aktakuzë të fundit për Kosovë Prokuroria Speciale dhe t’i jepte emërtimin dhe dimensionin e duhur???
  17. Pres nga kategoritë e luftës dhe nga vetë Jasharajt të reagojnë sa nuk është vonë.
  18. Uroj të mos preken themelet e UÇK-së!
  19. Mos t’i ndihmohet me hir apo pa hir përpjekjes së armiqve të jashtëm për zhvlerësimin e luftës çlirimtare!!!
  20. Thërras gjithë popullin për unitet kombëtar rreth vlerave sublime të UÇK-së dhe të lirisë së Kosovës!
  21. Sa do të ruhet heroizmi dhe dallimi me viktimizimin, a mos do të mohohen Heronjtë duke i shndërruar në viktima civile?!

04 shtator 2026

Kontrolloni gjithashtu

Isuf B.Bajrami: Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë , nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e kryera në Kosovë (1998–1999)

Isuf Bajrami: KUR DREJTËSIA KEQPËRDORET SI ARMË KUNDËR ISH-PJESËTARËVE TË UÇK-së

Në mbrojtje të qytetarëve të Republikës së Kosovës, kundër ndjekjeve të motivuara politikisht dhe për …