PDK-ja hyn në Kuvend më 9 shtator, Bedri Hamza konfirmon kandidaturën e Vlora Çitakut

Partia Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në seancën e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa për pozitën e nënkryetares kjo parti do të propozojë Vlora Çitakun. Vendimi është konfirmuar nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, duke e bërë të qartë se kjo parti do të jetë e pranishme në seancën e 9 shtatorit. Hamza ka deklaruar se kandidatura e Çitakut ishte propozuar edhe brenda afatit të përcaktuar, ndërsa tashmë ajo pritet të jetë përfaqësuesja e PDK-së për një nga pesë pozitat e nënkryetarëve të Kuvendit. “Po, kemi propozim. Propozimin e kemi pasur edhe brenda afatit, do të jetë zonja Vlora Çitaku”, ka deklaruar Hamza. Pjesëmarrja e PDK-së vjen në një kohë kur partitë politike kanë qëndrime të ndryshme për vlefshmërinë e vazhdimit të procesit të konstituimit, pas tejkalimit të afateve kushtetuese. Ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në seancë, AAK-ja ka shprehur kundërshtim dhe ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë, duke e bërë edhe më të ndërlikuar përpjekjen për t’i dhënë fund ngërçit institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …