KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli vë në pikëpyetje seancën e 9 shtatorit: “Po mbahet jashtë çdo afati kushtetues”

Eksperti i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka ngritur dilema mbi bazën kushtetuese të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, të paralajmëruar për 9 shtator, duke vënë në pikëpyetje vendimin për vazhdimin e procesit pa një interpretim paraprak të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka rikujtuar se afatet për konstituimin e Kuvendit tashmë janë tejkaluar dhe ka shtruar pyetjen nëse, para vazhdimit të procedurave, institucionet dhe partitë politike është dashur t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar pasojat juridike të këtij tejkalimi. “Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar njëherë Gjykatës Kushtetuese për pasojën juridike të shkeljes së afatit?”, ka shkruar Cakolli. Sipas tij, fakti që Kushtetuta nuk përcakton shprehimisht një pasojë për çdo afat të tejkaluar nuk nënkupton se këto afate mund të injorohen. Cakolli ka paralajmëruar se një qasje e tillë rrezikon që afatet kushtetuese të trajtohen si afate politike, të cilat respektohen vetëm kur u përshtaten subjekteve politike. “A i bjen kjo që secili afat kushtetues që s’e ka të përcaktuar një pasojë konkrete mund të tejkalohet, ndërsa akterët të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë?”, ka shkruar ai, duke e vënë në pikëpyetje bazën juridike mbi të cilën pritet të zhvillohet seanca e 9 shtatorit.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …