Bajram Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës, Klodiana Spahiu drejt ministres së Shëndetësisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe emërimin e Klodiana Spahiut në krye të këtij dikasteri. Me dekretin e Presidentit hapet procedura për miratimin e Spahiut në Kuvend, ku ajo pritet të votohet në seancë plenare dhe, në rast miratimi, të betohet para Begajt për të marrë zyrtarisht detyrën. Spahiu u propozua nga kryeministri Edi Rama pas dorëheqjes së Salës, e cila më 2 shtator bëri të ditur se po largohej nga detyra për të marrë angazhime ndërkombëtare në fushën e onkologjisë. Deputetja e Partisë Socialiste është pjesë e Kuvendit që nga viti 2009 dhe para angazhimit politik ka punuar si mjeke kardiologe, ndërsa ka drejtuar edhe Spitalin e Durrësit. Emërimi i saj pritet të sjellë ndryshime edhe në drejtimin e Kuvendit, pasi Spahiu mban aktualisht postin e nënkryetares së këtij institucioni dhe mazhoranca pritet të propozojë një emër tjetër për këtë funksion.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …