Nasim Haradinaj pret vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së, 8 ditë para verdiktit në Hagë

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë. Gjykatat Speciale ka njoftuar se vendimi në çështjen gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator. Për këtë proces është diskutuar edhe në Programin e Mëngjesit, ku ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është shprehur se pret një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së. Ai ka kundërshtuar çdo barazim mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi nuk mund të krahasohen me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviq. “Kosova nuk mund të barazohet me Serbinë. Krerët tanë dhe presidenti nuk mund të barazohet me Millosheviqin”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …