Mladenov mirëpret Kosovën në Forcën Ndërkombëtare për Gazën: Mirënjohës ndaj Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazën, bullgari Nickolay Mladenov, ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar të hënën në Prishtinë, përmes së cilës Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) zyrtarisht përfshihet në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Mladenov e ka vlerësuar vendimin e Kosovës si një kontribut në përpjekjet ndërkombëtare për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës për Gazën, duke i shprehur mirëseardhje Kosovës në këtë forcë. “Mirënjohës ndaj Kosovës për bashkimin me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Kontributi juaj është një angazhim i qartë për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës. Mirë se vini, Kosovë!”, ka shkruar Mladenov në platformën X. Përfshirjen e FSK-së në këtë mision e kishte bërë të ditur të hënën edhe vetë Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …