AAK nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që Grupi Parlamentar i kësaj partie të mos marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, duke e arsyetuar këtë vendim me situatën kushtetuese dhe politike në vend. Sipas AAK-së, Kosova që nga 5 shtatori ndodhet në një situatë jashtë normave kushtetuese, ndërsa partia ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e një procesi që, sipas saj, legjitimon shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës. Në reagimin e saj, Aleanca ka kritikuar ashpër partinë fituese të zgjedhjeve, duke vlerësuar se qasja e saj ndaj institucioneve po e dëmton funksionimin e shtetit dhe po cenon rendin kushtetues. AAK ka theksuar se deri të shtunën kishte qenë e gatshme të merrte pjesë në seancë, me synimin për të kontribuar në zhbllokimin e institucioneve, por pas skadimit të afatit të dytë 30-ditor ka ndryshuar qëndrim. Në këtë kuadër, Aleanca ka paralajmëruar edhe një hap të mëtejshëm politik dhe juridik, duke bërë të ditur se do të koordinohet me dy partitë e tjera opozitare për mundësinë e referimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …