Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë, duke pretenduar se vendi është përballur me shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, ligjeve dhe parimeve demokratike. Behrami ka deklaruar se periudha e fundit ka sjellë, sipas tij, një përmbysje të rendit kushtetues dhe demokratik, ndërsa ka veçuar 16 shtatorin si një datë që mund të ndikojë në zhvillimet e mëtejshme. “16 shtatori po them mundet me ridefinu krejt këto që kemi pas dhe këtë periudhë”, është shprehur ai, duke shtuar me ironi se pas gjithë këtyre zhvillimeve “ka mbet” vetëm rikthimi i ish-presidentit Hashim Thaçi për ta shpallur edhe një herë Kosovën të pavarur. Behrami, ndërkohë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë sa më masivisht në tubimin e paralajmëruar për 12 shtator në Prishtinë, i cili është organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Sipas tij, 12 dhe 16 shtatori duhet të shërbejnë si momente bashkimi për qytetarët e Kosovës
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
