Hysni Gucati fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit: Drejtësia nuk është e plotë pa çlirimtarët tanë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Përmes një mesazhi drejtuar familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve dhe qytetarëve të Kosovës e shqiptarëve kudo në botë, Gucati ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, i cili nis në orën 14:00 në kryeqytet. Ai ka vlerësuar se bëhet fjalë për një moment kur, sipas tij, duhet të dëgjohet fuqishëm zëri i qytetarëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët i cilëson si njerëzit që “veshën uniformën e lirisë dhe i dhanë jetë shtetit tonë”. “Drejtësia nuk është e plotë derisa çlirimtarët tanë të jenë të lirë”, ka shkruar Gucati, duke e mbyllur thirrjen me mesazhin “Liria ka emër, dhe ajo mbrohet bashkë”

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …