Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar subjektet në pushtet se po zvarrisin proceset institucionale për t’iu shmangur përgjegjësisë për problemet që, sipas tij, i kanë krijuar në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare. Hoti ka thënë se një qasje e tillë është përsëritur edhe më herët dhe se vonesat në konstituimin e institucioneve nuk janë të rastësishme. Ai ka mbrojtur propozimin e LDK-së për nënkryetarin e Kuvendit, duke theksuar se partisë së tij i takon të bëjë nominimin, ndërsa mbështetja për kandidatët është në diskrecionin e subjekteve të tjera politike. Sipas Hotit, vendimet lidhur me zgjedhjet dhe procesin e konsolidimit institucional po ndikohen nga interesa politike. Ai ka lidhur krit…
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
