Ardian Gjini: Bllokada institucionale dëshmoi se qëndrimi i Aleancës për Kushtetutën është i drejtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duke deklaruar se bllokada institucionale dhe seanca e sotme e kanë dëshmuar, sipas tij, drejtësinë e qëndrimit të Aleancës për të mos u bërë pjesë e shkeljeve të Kushtetutës. Gjini ka kritikuar partinë e parë të dalë nga zgjedhjet, duke thënë se bllokada që ajo po i bën shtetit e ka vërtetuar nevojën që Aleanca të mbetet e palëkundur në qëndrimet e saj. Ai ka bërë të ditur se për zhvillimet e fundit është diskutuar edhe në mbledhjen e rregullt të Kolegjiumit të Drejtorëve, ndërsa ka theksuar se partia do të vazhdojë koordinimin me strukturat dhe qytetarët në terren. Në këtë takim, sipas Gjinit, është marrë vendim që sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, të marrë edhe detyrën e koordinatorit, me përgjegjësi për udhëheqjen e takimeve të rregullta strukturore. Gjini ka thënë se ky koordinim synon shkëmbimin e përvojave dhe zbatimin e politikave të reja zhvillimore të Aleancës, duke përsëritur se partia mbetet e qëndrueshme në qëndrimet e saj që nga dita e parë kur ka paraqitur ofertën politike para qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …