“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në Hagë. Sipas platformës “Liria ka Emër”, në këtë aktivitet janë bashkuar ish-pjesëtarë dhe bashkëluftëtarë të UÇK-së, veteranë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë, duke përcjellë mesazhin se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe se historia e saj duhet të ruhet e të mbrohet me dinjitet. Nga Zona Operative e Nerodimes është përcjellë edhe kërkesa për drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, ndërsa është shprehur mbështetje për sakrificën e luftëtarëve dhe vlerat që, sipas organizatorëve, qëndrojnë në themel të lirisë së Kosovës. Aktiviteti “Zjarri i Lirisë” po zhvillohet në zona të ndryshme operative, duke bashkuar bashkëluftëtarë dhe qytetarë rreth kujtesës së luftës dhe kërkesës për drejtësi. Organizatorët nga Nerodimja kanë përcjellë mesazhin: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”, ndërsa aktivitetet do të vazhdojnë në prag të “Marshit për Liri”, i cili mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: Më 12 shtator do të jem në Marshin për Liri, për drejtësi dhe për të vërtetën e UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fitim Selimi, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator …