Endrit Thaçi fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Kosova po pret

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. Përmes një postimi në Instagram, Thaçi ka përcjellë ftesën për pjesëmarrje në marshin në mbështetje të çlirimtarëve, duke e shoqëruar atë me mesazhin “Kosova po pret”. Marshi do të nisë në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu” dhe është organizuar nga “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …