Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur respekt për viktimat dhe solidaritet me popullin amerikan. Haradinaj ka thënë se 11 shtatori ishte një nga ditët më të zeza të historisë moderne, kur një sulm terrorist i paprecedent tronditi botën, por sipas tij nuk arriti ta thyejë shpirtin e popullit amerikan. “Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci”, ka shkruar Haradinaj, duke theksuar se në këtë përvjetor, ashtu si çdo ditë, Kosova qëndron pranë miqve amerikanë dhe botës demokratike. Ai ka kujtuar me respekt të gjitha viktimat e pafajshme të tragjedisë së 11 shtatorit, ndërsa ka vënë në pah raportet e veçanta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. “Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur”, ka deklaruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
