Tema të tjera...
Kurti hesht për marshin në mbështetje të UÇK-së, shmang pyetjen nëse do t’i bashkohet protestës
11/09/2026
Valdete Daka: Vendi është në një “rrugë pa kthim”, situata më e keqe edhe se ajo e vitit 1999
11/09/2026
Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat e FSK-së. Përmes këtij akti simbolik, FSK-ja ka përkujtuar viktimat e pafajshme të tragjedisë së 11 Shtatorit dhe ka shprehur solidaritetin e saj me popullin amerikan, familjet e viktimave dhe të gjithë ata që humbën jetën si pasojë e sulmeve terroriste. Në njoftimin e saj, FSK-ja ka theksuar se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbetet e fortë dhe e palëkundur, duke vënë në pah marrëdhënien e veçantë me popullin amerikan dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. “Populli i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë përherë në krah të popullit amerikan, miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, duke ndarë dhimbjen në ditët e vështira dhe duke festuar së bashku në ditët e gëzimit. Miqësia dhe solidariteti ynë mbeten të palëkundura”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
