Mbrojtja e Kilajt në Hagë: Provat e ZPS-së nuk dëshmojnë synimin kriminal

Në seancën e fjalëve përfundimtare në rastin “Thaçi 2”, avokatja e ekipit mbrojtës të Isni Kilajt ka kundërshtuar pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke argumentuar se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk dëshmojnë ekzistencën e një synimi kriminal nga klienti i saj. Sipas mbrojtjes, pretendimi i ZPS-së ndaj Isni Kilajt mbështetet në materiale që nuk shkojnë përtej spekulimeve dhe nuk mund të shërbejnë si bazë për të nxjerrë përfundime mbi qëllimin e tij. Avokatja ka paraqitur tri argumente kryesore, duke thënë se, së pari, provat mbi të cilat mbështetet Prokuroria janë vetëm spekulime; së dyti, edhe nëse materiali i shkurtit 2023 do të përdorej për të nxjerrë përfundime mbi synimin e Kilajt në atë periudhë, një përfundim i tillë, sipas saj, nuk mund të bartet automatikisht në vizitën e tetorit 2023, tetë muaj më vonë; dhe së treti, materiali i vizitës së shkurtit nuk mund të konsiderohet tregues i synimit të Kilajt për t’iu bashkuar grupit që lidhet me pikën 14 të aktakuzës. “Provat në të cilat mbështetet ZPS-ja nuk janë asgjë më shumë se spekulime”, ka deklaruar avokatja, duke kundërshtuar kështu interpretimin e Prokurorisë dhe duke kërkuar që pretendimet ndaj Kilajt të vlerësohen mbi bazën e provave konkrete dhe jo mbi deduksione.

Kontrolloni gjithashtu

Misetiq ndan fjalën e avokates së Thaçit: Prokuroria po kërkon dënimin për biseda që s’patën ndikim real

Avokati dhe analisti politik, Misetiq, ka ndarë pjesë nga fjala përmbyllëse e avokates së Hashim …