Shkupi ngrihet për çlirimtarët: Marshim në mbështetje të katërshes së UÇK-së para verdiktit në Hagë

Forumi Rinor Shqiptar ka paralajmëruar një marshim në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, në prag të shpalljes së aktgjykimit përfundimtar. Marshimi do të mbahet të martën, më 15 shtator, në sheshin “Skënderbej”, duke nisur nga ora 18:00. Organizatorët u kanë bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen këtij aktiviteti sensibilizues, përmes të cilit synojnë të përcjellin mesazhin për drejtësi dhe lirimin e katërshes së UÇK-së. “Liri për çlirimtarët!”, është motoja e marshimit, ndërsa Forumi Rinor Shqiptar ka theksuar se UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve dhe se luftëtarët e lirisë, sipas tyre, meritojnë drejtësi. “Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!”, thuhet në thirrjen e organizatorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku akuzon Albin Kurtin për qasje të gabuar ndaj historisë së Kosovës

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti …