Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, aktgjykimin e Gjykatës Speciale e ka quajtur të padrejtë, të turpshëm dhe absolutisht të papranueshëm për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.
“Një aktgjykim i padrejtë, i turpshëm dhe absolutisht i papranueshëm për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. UÇK bëri luftë të drejtë, çlirimtare dhe të domosdoshme për lirinë e popullit tonë.
Ne nuk pranojmë që lufta jonë çlirimtare të barazohet me krimet e kriminelëve serbë në Kosovë. Ne nuk pranojmë që historia e Kosovës të rishkruhet nëpërmjet padrejtësisë.
E vërteta e luftës së pastër të UÇK-së do të jetojë përherë, ka shkruar në rrjete sociale, kryetari i Skenderajt dhe ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës së UÇK-së, z. Sami Lushtaku.