100 vjet dhunë, vrasje, përdhunime e masakra. Prej derës së shtëpisë s’kemi pasë ku me shku. Si shtet i vogël e pa peshë për fuqitë e mëdha, e kemi vuajtë padrejtësinë ndaj nesh, derisa Ibrahim Rugova arriti me e kthye vëmendjen e botës kah Kosova.
Kosova u detyrue me e themelu edhe Gjykatën Speciale. E sot s’ia hedh fajin as atyne që e VOTUAN, e as atyne që DËSHMUAN, sepse, tek e fundit, kanë të drejtë me e ditë fatin e familjarëve të tyre. Por përgjegjësinë ma të madhe politike e kanë ata që për vite kanë punue për me kriju klimën që kjo gjykatë të bëhej realitet.
Paramendo, diplomacia e Kosovës i është besue Donika Schwarzit, e cila vazhdimisht, në çdo derë që i është hapë, ka folë kundër UÇK-së.
E ironia është se ajo është bija e një prej veprimtarëve ma të mëdhenj të çështjes kombëtare.
Tash, kur diplomacia u besohet njerëzve të tillë, kur raportet me ndërkombëtarët janë të bllokume si kurrë ma parë, atëherë çfarë drejtësie po pret?!
Qe disa linqe të intervistave të saj kundër komandantëve të UÇK-së.
Donika, ju dhe të tjerët, t’i gëzoni pozitat udhëheqëse.
https://www.deutschlandfunk.de/haradinaj-ist-kein-held-der-albaner-100.html?utm_source=chatgpt.com
https://www.dukagjini.com/cka-tha-vertet-gervalla-per-gjykaten-speciale-panduri-publikon-deklaratat-e-saj-te-vitit-2016/?utm_source=chatgpt.com
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
