Ylli Mece

Ylli Mece: A MUNDET, QË NJË ZUSKË SI EVROPA… TË JETË E NDERSHME ?!

Një ndër ngjarjet më të rëndësishme që ka bërë jehonë thuajse në gjithë shtypin rajonal dhe atë botëror ka qenë dënimi i rreptë nga ana e Gjykates së Hages i kater liderve te saj, me preteksin e perfshirjes se tyre si drejtues të lartë të UÇK-se, gjatë kohës  së luftës së Kosovës, zhvilluar kjo me 1999, …” për krime lufte, ushtrim dhune dhe tortura ndaj elementëve të ndryshëm të cilët dyshoheshin per lidhje e b/ punim me armikun e teksa e theksojnë në vendimin e tyre se …” për këta të akuzuar nuk vertetohet akuza se janë përfshirë në fushata të spastrimit etnik..”
Pra as më shumë e as më pak keta liderat e UÇK-se, vertetë kanë udhehequr luftën sipas gjykatesit “Smith”, dhe Prokurorisë së Posaçme që ka përgatit materialet, por ata, po sipas kësaj Gjykate, kanë ushtruar dhunë e tortura me pasojë vdekje ndaj personave të caktuar të dyshuar sepse ata ( sipas te akuzuarve) na i paskan shërbyer armikut që do të thotë se ata ( pra kreret e UÇK) kanë qenë kriminelë individë dhe banditë ngaqë kanë bërë krime, etj..etj. Vallë a mundet që kjo gjykatë ti njohë b/puntoret me armikun ,më mirë se sa lvet uftetaret e lirisë?! kujtojmë kësaj gjykate se lufta konkrete në ish Jugosllavi ne vitin 1999, ishte një përleshje e armatosur e një populli që kërkonte liri e pavarsi,luftë kjo sikurse e zhvilluan dhe popujt e tjerë të kësaj federate para nesh.Ishim një popull që kishim nis e përcjellë drejt kësaj lufte bijte e bijat më te devotshem të cilët nuk do të kursenin as jetën e tyre për endrren e vet shekullore.

Por Gjykata e Hagës (nënkupto ) de fakto  “Akuza serbe në prapaskenë”, ose më saktë Serbia, qysh para Rambujesë e kishin bindur te dërguarin e Evropës Dick Marty se ngjarjet dhe konflikti kish lindur nga elementë trubullues terroristë, të cilët kërkonin destabilizimin e Serbisë së mbetur nga Jugosllavia. Pra, jo nje luftë të sapo filluar per liri e pavarsi, por si një veprimtari sporadike e banditeske dhe për të bindur Evropën ata ( serbët) kishin nisur drejt Kosovës trupa te milicisë dhe policisë serbe dhe jo të ushtrisë, teksa ushtria ish e gjitha prezente ne Kosovën e pushtuar qysh nga koha e Krajleve serbë e deri te Tito-Milosheviçi. Përplasja në Rambuje( në distance Dick Marty :   UÇK-ja janë terrorristë ! Baca Ademi- :  Jo ! UÇK-ja dhe luftetaret e saj anë çlirimtarë !) pra kjo përplasje midis Dick Marty dhe Adem Demaçit është e ngelet e gjithë sinteza Gjykates se Hages e cila me vendimin e saj ka kryer një krim jo ndaj kater liderve te UÇK-se por ndaj nje populli të tërë. Kjo gjykatë, me vendimin e saj i ka bërë atentat çdo kryengritje te popujve të cilët nesër apo më vonë do të ngrihen e të luftojnë për liri, pavarsi dhe indetitet kombetar.

Kjo gjykatë në rastin konkret në fakt, vendos në një balance si pushtuesin serb, ashtu dhe çlirimtarin shqiptar madje tregon se ajo nuk është aspak një organ i pavarur që të mund të shpresojnë popujt evropianë për drejtësi…por është e ngelet zëri i pandryshuar i Evropës reaksionare ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi dhe luftes se Kosovës në veçanti..As Haga, as Franca, as  Anglia dhe askush tjetër, nuk e dëshironin këtë luftë çlirimtaretë shqiptarëve te Dardanisë, sepse Evropa u trembet luftrave çlirimtare. Eshtë e vërtetë se Evropa e dëshironte shkaterrimin dhe shkoqjen e Jugosllavisë, por e donte që këtë ta bënte vet Jugosllavia dhe jo popujt me luftë. Jo me luftën e popujve, sepse lufta e tyre e tmerron  Evropën e cila. ka mbi shpinë si kërcënim jo vetëm ata, por dhe Rusinë si fuqi imperialiste.Por duke qenë se në ish Jugosllavi luftrat u benë nga popujt jashte deshires se Evropes, ajo filloi ti “perkrahte” nga halli i faktit te kryer. Nëse do ishte e kundërta… atehere Haga duhej të sillte për gjykim dhe ish Presidentin amerikan te asaj kohe B. Klinton…dhe gjeneralin W. Clarck që bombarduan Serbinë (Beogradin) për gati 2,5 muaj dhe që pati viktima më shumë në civilë të pambrojtur se sa ushtarakë serbë ….e që mendohet sipas të dhënave që mund të jenë  rreth 1500-2000 viktima, madje bombardoi dhe spitale).Mendoj se dhe ata pjestarë viktimash civilë serbë si individë ishin të pafajshëm, pavarsisht se shovinizmi i egër i Serbisë është e ka qenë pjella më e shëmtuar e tyre..

Populli shqiptar i Kosovës kurrë nuk ka qenë kundër popullit serb, por kundër pjellës së tyre më të urryer-iargëve shoviniste. Pra kur shfaros me bombardime dhe sulme ajërore civilë të pa mbrojtur a nuk eshte krim lufte ?! A nuk janë dhe ata serbë të pafajshem pjestarë të popullit paçka se ushtria e tyre kryente akte barbare ndaj shqiptarve ?! Po ku ja mban Evropës të akuzojë Ameriken ? Vendimi I Hagës është krejtësisht politik. Ky është një vendim jo i Gjykatës, por i qarqeve dhe politikës së Evropës së Bashkuar e cila për çudinë e madhe, vet bashkohet mbas gati më shumë se nje çerek shekulli për interesat e saj politio-ekonomike, e ne shqiptareve të cilët kemi një gjuhe, nje toke, nje identitet e nje kulturë, na ndan në disa pjesë dhe kurrësesi nuk na lejon të bashkohemi. Vendimi i kesaj gjykate, eshte politik dhe për faktin se Evropa duke e mbajtur mirë me Serbinë e mban mirë dhe me Rusinë që historikisht e ka mbi shpinë, pa folur ketu se disa nga keto shtete pjestare të UE kanë lidhje të hershme të hapura e te fshehta me imperatorinë ruse. Ështe e ngelet interesant madje tejet paradoksal fakti, se për këtë vendimt të padrejtë, Amerika e quan vendim të drejtë dhe na ben thirrje të vet përmbahemi. Jo ! Ka ardhur koha qe shqiptaret e gjithe trojeve e sidomos Kosova e Shqipëria  me referendum mbarë popullor te shkrijnë kufijte e tyre dhe te bejne bashkimin e vellezerve me njeri tjetrin. Fundja dhe nëse e realizojmë fuqitë e mëdha skanë përse të alarmohen, përkundrazi duhet të na përgëzojnë sepse kemi realizuar pikërisht një vendim të tyre..” për te drejtën e vetvendosjes së popujve per tu bashkuar ose dhe për tu ndarë”

Pyes : Përse Trampit me një levizje të lapsit i lejohet te shkruiaj : “This is Amerika” ! (Kjo eshte Amerika…) madje dhe kur nuk është tokë e tyre të deklarojë se kjo eshte e jona?!… Pse atij I lejohet te hapë luftë me këdo e ndaj kujtëdo.. teksa ne shqiptarët s’kerkojmë luftë por bashkim vllazeror dhe paqe..! Përse Haga nuk merr si të pandehur Trampin I cili në emër të “Bordit të Paqes” fillon luftrat ?! E gjithë massmedia përparimtare botërore e ka pasqyruar thellë ketë ndëshkim të padrejtë kater liderve kryesore të UÇK që në fakt është deningrim i luftes çlirimtare dhe mendoj se tashmë ka ardhur koha qe krahas shumë problemeve çështja kombetare në këto momente eshte ne plan të pare. E gjithe Shqipëria dhe Kosova, madje dhe ne trevat e tjera jashte kufijve tanë shqiptaret duhet te ngrihen ne manifestime te fuqishme në kërkim të anullimit të vendimeve të këtij gjyqi politik, që u zhvillua per interesa te Evropes Rusisë dhe Amerikes, sepse në rastin konkret, për ne nuk janë dënuar keta kater lidera, por eshte denuar teresisht lufta e lirisëdhe pavarsisë se shqiptarve dardanë, paçka se kjo Evropë kërkon ta kanalizojë çështjen ….”si nje problem që lidhet me individë të veçantë” , paçka se Haga kerkon …”të na jape të drejtë… duke na kundershtuar se skemi te drejtë”..Ja pra, pse Evropa dhe qarqet e tjera jane kane qenë dhe kanë për të ngelur tejet reaksionare me ne shqiptaret. Nëse një komb për çështjen e vet kombëtare sot qëndron indifferent, nuk është aspak çudi… që në një të nesërme të afërt a të largët ai të mos ekzistojë më.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Lushaj

MSc. Adem LUSHAJ: PISA – Politikanët Idiotë Shkatërruan Arsimin?! (Një pyetje e nxitur nga mllefi për gjendjen e arsimit)

Rezultatet e PISA-s nuk duhet të shihen vetëm si dështim i nxënësit. Ato janë një …