Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Drejtësia nuk mbrohet me manipulime dhe standarde të dyfishta; Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre bëjnë një gabim serioz duke përpjekur të barazojnë Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë me Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Këto janë dy institucione juridikisht dhe institucionalisht të ndryshme. Tribunali për ish-Jugosllavinë u themelua në vitin 1993 me Rezolutë nga  Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si tribunal ndërkombëtar për krimet e kryera në territorin e ish-Jugosllavisë. Pikërisht në atë kuadër u gjykua edhe Ratko Mladiqi dhe të tjerët për të cilin vendimi përfundimtar konfirmoi dënimet për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës. Pikërisht kjo Gjykatë e konfirmoi pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Dhomat e Specializuara të Kosovës janë diçka tjetër: janë institucione të sistemit gjyqësor të Kosovës, të themeluara mbi bazën e një ndryshimi kushtetues dhe ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, me seli të zhvendosur në Hagë. Vetë institucioni përcakton se Dhomat janë të bashkëngjitura me nivelet e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe e pasqyrojnë strukturën gjyqësore të Kosovës. Prandaj, nuk mund të përdoret rasti i Tribunalit të OKB-së për ish-Jugosllavinë si argument për të paraqitur çdo vendim të marrë në Hagë si të njëjtë në natyrë dhe në status juridik.
Poashtu, askush nuk ka të drejtë ta zëvendësojë një proces ende të papërfunduar gjyqësor me një verdikt politik. Respektimi i drejtësisë edhe në rastet kur është tjetërsuar dhe sajuar tërësisht, siç është rasti me vendimin e 16 shtatorit të vitit 2026, nuk nënkupton vetëm pranimin mekanik të një vendimi të shkallës së parë, por edhe respektimin e plotë të procedurës, të drejtës së ankesës dhe prezumimit të pafajësisë.
Drejtësia kërkon standarde të njëjta, por edhe saktësi juridike, dhe Hagë nuk do të thotë automatikisht i njëjti tribunal, i njëjti mandat dhe i njëjti status juridik.
Çdo përpjekje për ta politizuar drejtësinë, për të manipuluar faktet apo për të barazuar procese juridikisht të ndryshme vetëm sa i rrit tensionet dhe krijon terren për përplasje të panevojshme ndëretnike, të cilat askujt nuk i shërbejnë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Drejtësi e turpshme është të dënosh komandantët e UÇK-së

Drejtësi e turpshme është të dënosh komandantët e UÇK-së pa bërë dallimin mes luftës për …