Avokati Ardian Bajraktari ka kritikuar institucionet e Kosovës për qasjen ndaj procesit në Gjykatën Speciale. Ai ka dhe kërkuar rishikimin e disa dispozitave të Ligjit për Dhomat e Specializuara. “Populli nuk e pranon që UÇK-ja, UÇK-së t’i atribuohen ato epitete sikurse pretendon prokuroria tashmë edhe gjykata e shkallës së parë. Për dallim prej institucioneve të cilat besoj që janë ndonëse të vonuara në drejtim të marrjes me më seriozitet dhe më me përkushtim tek këtij procesi, e kemi thënë vazhdimisht që ky është dhe ka qenë proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, si për të kaluarën, si për të tashmen, si për të ardhmen e vendit, por që institucionet tona në përgjithësi nuk është që e kanë trajtuar në bindjen time mjaftueshëm, me përkushtim dhe seriozitet. Le të mos harrojmë faktin që pala mbrojtëse në jo pak raste është ballafaquar me vështirësi të duarndorshme, duke përfshirë edhe mungesën e fondeve të mjaftueshme për të siguruar një mbrojtje kualitative. Prandaj qasja e institucioneve ka qenë, ka lënë shumë për me dëshiruar” ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, avokati, Ardian Bajraktari.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
