Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq ka shfaqur sërish kritika ndaj trupit gjykues të Gjykatës Speciale

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq ka shfaqur sërish kritika ndaj trupit gjykues të Gjykatës Speciale. Ai ka vlerësuar se kjo gjykatë ka shkruar larg ndaj sa nuk ka shkruar as Prokuroria. Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq, ka shkruar se Trupi Gjykues vendosi që një pjesë e qëllimit të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe të tjerëve në lidershipin e UÇK ishte që pavarësia e Kosovës të arrihet nëpërmjet krimeve të luftës, duke shtuar se “kaq larg” nuk shkoi as Prokuroria. “Trupi Gjykues ka vendosur se një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të NPK’së dhe ‘të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së’ ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës. Madje edhe Prokuroria nuk shkoi kaq larg” ka shkruar avokati, Luka Misetiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika …