Ministria e Drejtësisë sot bën hapjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit

Një deklaratë e rëndë rikthen në vëmendje pikëpyetjet serioze mbi mënyrën se si është ushtruar drejtësia ndërkombëtare në Kosovë

Një deklaratë e ish-prokurores së EULEX-it, Maria Bamieh, ka rikthyer në vëmendje pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është ushtruar drejtësia ndërkombëtare në Kosovë.

Bamieh ka deklaruar se, në vitin 2014, një koleg i saj, gjyqtari Charles Smith, i kishte thënë: “Shqiptarët janë kafshë që duhet zbutur”.

Nëse kjo deklaratë është bërë vërtet dhe në rrethanat e përshkruara, nuk bëhet fjalë thjesht për një deklaratë fyese. Një pretendim i tillë prek drejtpërdrejt parimin e paanshmërisë së një gjyqtari dhe ngre një pyetje shumë më të madhe: a mund të ketë drejtësi të besueshme kur në strukturat që duhet të garantojnë drejtësi ekzistojnë, apo pretendohet se ekzistojnë, paragjykime ndaj një populli?

Por shqetësimi nuk përfundon këtu.

Sipas deklaratës së publikuar, Bamieh pretendon gjithashtu se gjatë asaj periudhe dosjet e rastit “Kleçka” janë dërguar në Beograd.

Ndërkohë, ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, ka ngritur publikisht pretendime për ndërhyrje dhe ndikime politike në trajtimin e rasteve të profilit të lartë, përfshirë rastin “Kleçka”.

Këto janë pretendime serioze dhe duhet të trajtohen me prova, dokumente dhe hetim të plotë, jo me emocione apo paragjykime. Por pikërisht për këtë arsye, ato kërkojnë përgjigje të qarta.

Sepse kur një mision ndërkombëtar vjen në Kosovë me misionin për të garantuar sundimin e ligjit, standardi i transparencës, paanshmërisë dhe llogaridhënies duhet të jetë edhe më i lartë.

Dhe pyetja mbetet e hapur:

Kush e mbikëqyri drejtësinë që duhej të na garantonte drejtësi?

Dhe, mbi të gjitha:

A janë hetuar deri në fund këto pretendime dhe a janë dhënë ndonjëherë përgjigje të plota dhe bindëse për to?

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika …