Duke folur për dënimin kapital prej 25 viteve të shqiptara nga Gjykata në Hagë kundër ish zëdhënësit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, djali i tij, Altin Krasniqi ka thënë se kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë babai im mund të mos jetë më. “ 25 vite janë një dënim shumë i rëndë. Babai është 76 vjeç dhe momenti kur i përfundon ky dënim mundet të mos jetë gjallë. Jemi krenarë për të, sepse kemi 20 vjet të lirë që mund të mos i kishim pa luftën e UÇK-së”, ka deklaruar deputeti Altin Krasniqi për EuroNews. Ndërsa duke komentuar protestat e vazhdueshme që po mbahen natë e ditë nga mijëra qytetar liridashës kundër këtij dënimi dhe në mbështetje të drejtuesve të UCK-së, ai ka theksuar se mbështetja e fuqishme që po vije nga protestat është një mbështetje e madhe për ta përballuar dhimbejn dhe mllefin nga kljo padrejtësi e jashtëzakonshme. “Mbështetja në protestë është një motiv i madh. Populli i ka shpallur të pafajshëm dhe ata janë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Momenti i vendimit ka qenë shumë i rëndë. Babain e kam vizituar dhe ai ka një vullnet të fortë. Jam shumë krenar për të dhe ne ia kemi forcuar edhe mua”, ka theksuar deputeti, Altin Krasniqi, djali i zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
