Saime Isufi: Jakup Krasniqi është çlirimtar, jo kriminel – dita e aktgjykimit ishte e zezë për popullin shqiptar

Veprimtarja e njohur e çështjes kombëtare, Saime Isufi, në një paraqitje të veçantë në emisionin “Ora News”, nën drejtimin e moderatorit Laun Rama, ka folur për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur dhimbjen e saj për vendimin dhe veçanërisht për dënimin e Jakup Krasniqit. Isufi është shprehur se lajmin e  kemi marrë shumë dhimbshëm këtë lajm. Ishte ditë e zezë për mua dhe krejt popullin shqiptar”, është shprehur Saime Isufi. “Me Jakupin kemi punuar bashkë në vitet ’80, kemi qenë bashkë. Ai është çlirimtar, jo kriminel”, ka deklaruar ajo. Sipas Isufit, Krasniqi i ka kushtuar një jetë të tërë çështjes së lirisë së Kosovës dhe ka qenë pjesë e rrugëtimit që, sipas saj, solli lirinë, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe shumë çlirimtarë të tjerë. Në paraqitjen e saj në “Ora News”, Isufi ka përcjellë një mesazh të fuqishëm në mbrojtje të figurës së Jakup Krasniqit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, duke e parë aktgjykimin e Hagës si një moment me peshë të madhe emocionale për familjet e tyre dhe për shumë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Andy Burnham: E inkurajojmë fuqishëm Kosovën që t’i përmbahet zotimit për respektimin e mandatit të plotë të gjykates speciale

Deklarata e kryeministrit britanik Andy Burnham lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës …