Pas aktgjykimit dënues të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në Kosovë janë shtuar thirrjet për zhbërjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Duke komentuar këta zëra, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë dhënë një sqarim lidhur me mandatin e këtij institucioni. Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Chris Bennett ka lënë të nënkuptohet se për këtë nuk vendos Kosova por Këshilli i Bashkimit Evropian. “Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar” ka deklaruar Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Chris Bennett për Radion Evropa e Lirë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
