Enver Hasani

Enver Hasani: Anëtarësimin i Kosovës në KE, do t’i ndihmonte katërshes së UÇK-së t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut

Eksperti i drejtësisë, Enver Hasani ka porositur që të ketë angazhim për anëtarimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pasi ky anëtarësim do t’i ndihmonte katërshes së UÇK-së t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë në emisionin “Tempus” se ende nuk është vonë që të thirret boshti i Bashkimit Evropian për anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka shtuar më tutje se nëse Kosova do të bëhej pjesë e Këshillit të Evropës, atëherë ish-udhëheqësit e UÇK-së do të mund t’i drejtonin lëndët në Strasburg, duke filluar nga mbajtja e paligjshme në paraburgim për gjashtë vjet e deri te ankesat tjera. “Unë e kam thanë dhe po e përsëris, katastrofa ma e madhe ka qenë që nuk jena pranu në Këshill të Evropës. Le të thotë kush çka të dojë, e kam thënë pikërisht me këta të Hagës, duke e ditë se mujm me ardh në këtë pozitë” ka theksuar mes tjerash, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bamieh

Një deklaratë e rëndë rikthen në vëmendje pikëpyetjet serioze mbi mënyrën se si është ushtruar drejtësia ndërkombëtare në Kosovë

Një deklaratë e ish-prokurores së EULEX-it, Maria Bamieh, ka rikthyer në vëmendje pikëpyetje serioze mbi …