Studentët marshojnë për UÇK-në: “Nuk ka gjykatë që e ndryshon mënyrën si e shohim çlirimtarët tanë”

Studentët e universiteteve publike të Kosovës kanë marshuar sot nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të gjykatës speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë marshit, studentët nga Prishtina, Prizreni dhe Peja përcollën mesazhe në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së dhe theksuan se lufta për çlirimin e Kosovës dhe sakrifica e atyre që luftuan nuk mund të shkëputen nga liria në të cilën jeton gjenerata e re. Studenti nga Prishtina, Donart Humolli, tha se asnjë gjykatë dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë mënyrën se si rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët. Nga Prizreni, Riard Bislimaj tha se kjo gjeneratë nuk e ka përjetuar luftën, por lirinë e sotme e ka trashëguar nga sakrifica e atyre që luftuan para tyre. Edhe studentët nga Peja iu bashkuan marshit, ndërsa përfaqësuesi i tyre, Leart Hysaj, tha se studentët do të jenë të bashkuar për të mbrojtur atë që e konsiderojnë si luftën çlirimtare të Kosovës. Në marsh ishte i pranishëm edhe Altini djali i Jakup Krasniqit, i cili iu bashkua studentëve. Pas përfundimit të marshit, studentët u shpërndanë të qetë.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …