Me zemër e krenari për çlirimtarët, nxënësit e Malishevës dalin në protestë

Nxënësit e Malishevës kanë protestuar sot kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas protestës ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili është shprehur krenar me iniciativën e nxënësve.

Kastrati ka theksuar se dashuria për lirinë dhe respekti për ata që kontribuuan në të vazhdojnë të jenë të pranishme te brezat e rinj.

“Sot, nxënësit tanë në Malishevë marshuan për çlirimtarët, me zemër e krenari, duke dëshmuar se dashuria për lirinë dhe respekti për ata që e sollën atë, jetojnë fuqishëm te brezat e rinj”, ka shkruar Kastrati në rrjetet sociale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Kalabri, aty ku shqipja vazhdon të flitet dhe Arbëria jeton prej shekujsh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Fatmir …