Edi Rama në OKB, mbetet e hapur nëse do të flasë për dënimin e krerëve të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej së shtunës, pritet të mbajë fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në hapje të debatit të përgjithshëm. Në prag të fjalimit, mbetet e paqartë nëse në adresimin e tij do të përfshihet edhe çështja e dënimit të ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, vendim që ka nxitur reagime të shumta në mesin e shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Gjatë qëndrimit në SHBA, Rama ka zhvilluar edhe një takim me komunitetin shqiptar në Michigan. Sipas njoftimeve të Agjencisë për Media dhe Informim, gjatë vizitës së tij ai pritet të marrë pjesë në aktivitete të nivelit të lartë dhe të zhvillojë takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare. Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Për zgjedhje 200 milionë euro, për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së rreth 40 milionë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së udhëhequr …