Pankarta para Kuvendit: “Deputetë, mos heshtni”

Disa qytetarë kanë vendosur pankarta para objektit të Kuvendit të Kosovës, përmes të cilave u kanë përcjellë mesazhe deputetëve dhe përfaqësuesve politikë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Në mesin e pankartave janë edhe mbishkrimet: “Deputetë, mos heshtni” dhe “Politikanë, mblidhuni, mos na detyroni t’ju mbledhim”. Nuk është bërë e ditur se kush qëndron pas vendosjes së pankartave, ndërsa përmes tyre kërkohet reagim institucional dhe qëndrimi i deputetëve lidhur me vendimin e Hagës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kërkon monitorim dhe masa ndëshkuese për politikanët serbë që vizitojnë Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve …